Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi mbanë në banesë municion luftarak. Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se i riu me inicialet M. T., kishte fshehur në një banesë në fshatin Zall-Reç 2n kallashnikovë dhe municion luftarak.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “The user”. Zbulohet një banesë që përdorej nga 31-vjeçari për të fshehur sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit të banesës gjenden dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Kapet e vihet në pranga 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi M. T, mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The user”. Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, në një banesë në fshatin Zall-Reç, që shtetasi M. T., e përdorte për të fshehur sende të kundraligjshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.