Një aksident me pasojë vdekjen e një qytetari ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një betoniere ka përplasur një qytetar, i cili po lëvizte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.