E frikshme! Nuk ka qetësi, Irani inskenon eleminimin e Donald Trump

Mesa duket nuk do të ketë aspak qetsi për SHBA dhe aspak për Donald Trump. Irani nuk po ndalon sulmet ndaj tij dhe këtë herë një video e publikuar nga agjensia iraniane e lajmeve Fars, ka shokuar të gjithë.

Situata duket qartazi se është shqetësuese sepse janë kërcënime të vazhdueshmë, që shpresojmë se do të mbeten vetëm kërcënime.

Video shokuese përcjell një mesazh që Irani I drejton SHBA, teksa ka inskenuar eleminimin e Presidentit Donald Trump.

Në këto pamje janë montuar çaste nga largimi nga një podium i Trump gjatë një mitingu në Nevada, pas dyshimeve se dikush në sallë ishte i armatosur, dhe janë përdorur për inskenimin e eleminimit te Presidentit.

Mesazhi është i qartë: Nëse ti nis konflikt, ne do ta përfundojmë atë!

Edhe pse Fars e përshkruan veten si agjensi të pavarur lajmesh, por gjerësisht mediat botërore e konsiderojnë si një agjensi pothuajse zyrtare që i shërben qeverisë iraniane./apel.media