E Bujshme: Milan bie dakord për të shitur Paquetan tek Lyon

Ashtu si pritej, Milani ka shitur Paqueta te Lyon! Lajmi është publikuar nga Sky Sport, edhe pse nuk ka ende shifra. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Lyon për transferimin e brazilianit dhe blerjes më të shtrenjtë të Elliott që kur mori klubin.

Ish-futbollisti i Flamengos kushtoi 38 mln euro bashkë me bonuse dhe ishte dëshira e madhe e Leonardos, që si drejtues sportiv, e mori në Milano futbollistin e Brazilit.

Por, në 1 vit e gjysmë, rendimenti i tij mund të përmblidhet në vetëm 1 gol në 44 ndeshje.