E bleu, apo ia dhuruan- E vërteta e makinës së kushtueshme të Metës

Teksa flasin për këtë “super-bishë” të blinduar nën zotërimin e kreut të shtetit, ata që e kanë parë janë gati të vënë bast se çmimi i blerjes i kalon të 700 mijë eurot, por mbeten të rezervuar.

Pasi disa ‘mendje’ më të qeta shprehen se çmimi i kësaj super-makine të blinduar që as topi i “gjermanit” nuk ka çfarë i bën sikurse e etiketojnë, mund të jetë rrotull 300 mijë euro.

Por dhe kaq para nuk janë pak, duke ditur se buxheti i shtetit për blerje të tilla ka qënë i limituar që blerja e makinës super të blinduar e Sali Berishës me një vlerë blerjeje mbi 700 mijë euro.

Që kreu i shtetit të jetë i garantuar për jetën e tij me një makinë të siper të blinduar s’kemi asgjë kundër. Por në këtë situatë të vështirë ekonomike, duke qënë se dhe transaksionet nga thesari kanë qënë të vakëta, mbetet mister fakti nëse e ka blerë apo ia kanë dhuruar Metës këtë “Benz”.

Nëse merren për bazë shëtitjet e tij nëpër male duke bërë alpinizëm, apo dalje me rroba plazhi tërë verën në Gjirin e Lalzit, mund të themi se Ilir Meta nuk ka nevojë për mbrojtje.

Megjithatë, duke përjashtuar mundësinë e ndonjë dhurate nga skuadra e fundit e zemrës Celtiku i Skocisë, ajo që mund të themi është se Meta ka bërë mjaft “ndere” me lekët e shtetit, dhe nuk përjashtohet mundësia që t’ia ketë dhuruar ndonjë përfitues i këtyre ndereve.

Fundja kur të ikë nga Presidenca mund të “pastrojë” dhe shpirtin, dhe në ndryshim nga Sali Berisha që kur iku mori me vete dhe karrikën e Presidentit, që e kishte dhuratë, Meta mund t’i dhurojë “dhuratën” e tij Presidencës, duke bërë një akt bamirësia. Gjithçka mund të ndodhë./Pamfleti