Drejtori i Kavalishencës në Durrës, Ahmet Doda, është liruar sot nga burgu.
Doda u arrestua pas tërmetit të 26 nëntorit, pasi në godinën e Kavalishencës humbi jetën nga shembja, komisari Bajram Hajdarmetaj.
Ekspertiza zbuloi se në këtë godinë nuk ishin marrë masa për riparimin e dëmeve të mëparshme të shkaktuara nga tërmeti i 21 shtatorit.
Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e arrestit ndaj Dodës, nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Ish kryeministri Sali Berisha, akuzon deputetin socialist Taulant Balla se ka ndërhyrë në lirimin e tij, pasi Doda është djali i dajës së tij.
Reagimi i Berishës:
Lirim i paralajmëruar nga burgu i Ahmet Dodes, djalit te dajës së Taulant Bego Yaris.
Te dashur miq, ashtu siç u informuat me datën 16 dhjetor qytetari dixhital, sot u lirua nga burgu Ahmet Doda, djali i dajës i Tualant Bego Yaris, drejtori i konvaleshencës, në të cilën ai kreu vrasjen shtetërore të komisarit Hajdarmetaj pasi e kishte strehuar në ndërtesën e konvaleshencës, e cila sipas aktit të ekspertit pas tërmetit të 21 shtatorit për shkak te dëmtimeve të rënda ishte e pabanueshme.
Ahmet Doda u arrestua pikërisht për këtë krim dy javë më parë por fill mbrëme u paralajmërua se Taulant Bego Yaris po ndërhynte për lirimin e tij dhe sot ai shkoi ne shtëpi!
Kjo është vrasja për se dyti e komisarit Hajdarmetaj nga Taulant Ahmet Doda dhe Bego Yaris që liroi dhe dërgoi nga qelia në shtëpi vrasësin shtetëror të Komisarit Hajdarmetaj.
Këtu më poshtë keni denoncimin dhe paralajmërimin e këtij krimi nga qytetari dixhital.
Ahmet Doda drejtori i ndërtesës vrasëse te konvaleshencës do lirohet se po ndërhynte Taulant Bego Yaris.
Ahmeti akuzohet se vidhte ushqimin ne burgun e minorenëve.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Përshëndetje Z. Berisha. Uroj te jeni mire me shëndet. Doja te denoncoja një fakt, përsa i përket drejtorit të kavalishencës në Durrës. Drejtori Ahmet Doda është kushëriri i parë i “kryehalabakut” Taulant Balla. Dhe nuk ka asnjë mundësi qe ai të dënohet. Taulanti po bën gjithçka për lirimin e tij. Jam 100% i sigurt që nesër ai do dali i pafajshëm dhe do dnojnë shefin e shërbimeve që është mik i ngushtë i Ahmet Dodës. Këtë gjë që po ju shkruaj është lehtësisht e vërtetueshme. Po të pyesësh në Durrës të gjithë e dinë se kush është Ahmet Doda. Ka qenë edhe drejtor i burgut të minorenëve në Kavajë dhe i vidhte ushqimin te burgosurve minoren. Ju përshëndes doktor!