E ARDHMJA I PËRKET KRIJIMTARIS.

Sipas ekspertëve ndërkombëtar të marketingut, post pandemia është koha më e keqe e regjistruar në historinë e këtyre 10 vjetëve të fundit  për të zhvilluar një agjenci publicitare. Kurrë nuk është parë një industri kaq e dobët duke filluar nga shitjet me pakicë, argëtimi,  automobilistika, shitjet me shumicën dhe industritë e tjera që po përballen me ndryshime dhe sfida të shumta , kjo është bota sot.

Në Shqipëri klientët potencial sa vijnë e po rekrutojn forca krijuese brënda tyre, por kjo nuk rezulton efektive, pasi ky kontigjent për efekt të presionit të vazhdueshëm nga faktor të ndryshëm, janë të prirur drejt zgjidhjeve praktike dhe orjentohen drejt të kopjuarit konceptet dhe punët kreative të agjensive apo individëve të ndryshme në fushën e marketingut. Shpesh herë këto kopje ja humbin mesazhin fotografive dhe videove, që janë më të rrezikuarat nga ky trend i sotëm i të kopjuarit, duke vijuar me dizajnin dhe stilin e prezantimit. Ky trend i të kopjuarit është efekti shqetësues që po ndikon mentalitetin e shoqëris tonë në shumë aspekte të jetës. Ëndra e të arriturit të pa arritshmen ndikon në lënien e shum hapsirave boshe në realitet sociale por edhe ato ekonomike.

Agjensitë  e konsulncës dhe menaxhimit të marketingut janë duke bërë më të mirën për të mbështetur kreativitetin përmes strategjive të ndryshme të menaxhimit të risqeve. Tendencat e përgjithshme ekonomike dhe pasiguria, kërcënojnë vazhdimisht shpenzimet e konsumatorit. Teknologjia dhe platformat e mëdha kanë ndryshuar industrinë tonë të marketingut.

Ne mendjom se kjo është koha më e mirë për të qenë një agjenci krijuese. Më konkretisht, është koha më e mirë të jesh një studio e drejtuar në mënyrë origjinale nga njerëz të talentuar dhe shumë kreativ që jënë promotor të  inovacionit të vazhdueshëm dhe krijimtaris. Në fakt, ne besojmë në këtë model aq thellë sa nuk do të reshtim së investuari në të.

Sapo kemi njoftuar investimin tonë në krijimin e nje modeli të ri bisnesi, një strategji e re krijuese me bazë në Tiranë, e themeluar nga drejtuesit e saj. Nxitemi nga  besimi në lidhje me biznesin dhe ndërtimin e brandeve inovativ. Duhet vetëm të shikojmë punën tonë në të kaluarën për të kuptuar fuqinë dhe krijimtarinë që përçon vazhdimisht.

E kemi thënë edhe më parë, por do ta themi përsëri  “ne e dimë se ky model që ne ndjekim  funksionon”. Ne kemi pasur fatin të korrim përfitimet e vizionit tone mbi  kreativitetin dhe origjinalitetin. Jemi krenarë  për modelin e sipërmarrjes që sa po fillon të bëhet më atraktive, dhe jemi të lumtur për atë që thonë për ne.

Ne po përballemi me sfida të thella në marketing në botën e gjerë të biznesit, pa dyshime për këtë. Duke parë ndryshimin e vazhdueshëm në teknologji, hendekun midis shpenzimeve të reklamave dhe sjelljes së ndryshueshme të konsumatorit, këkesës në rritje të njerëzve mbi mënyrën se si dhe kur ata konsumojnë, përmbajtjen dhe bashkëveprimin me markat dhe uljen e shpenzimeve të reklamave, ne shohim nevojën dhe mundësinë për hapsira më të gjëra për kreativitet dhe për njerëz krijues. Sepse ajo që kërkon ky treg tani janë Imazhe që transmetojnë mendime pozitive, të dobishme dhe argëtuese.

Në Shqipëri, bisneset duhet të vazhdojnë të përshtaten, me integrimin e zgjuar, të të dhënave dhe zhvillimeve teknologjike. Përqëndrimi në ofrimin e të menduarit pozitiv dhe një perceptim më të gjerë të ideve “kreative”.

Të kopjuarit ndoshta ju ndihmon të kaloni klasën por nuk ju lejon të mesoni e kuptoni situatat, dhe si rrjedhoj nuk do të mundni asnjëher të jeni ai që keni dashur të jeni por vetem një kopje e keqe e dikujt.

Duhet të kuptojm që  Dizajn & Marketing janë vepër arti që përciellin mesazhe të ndryshëm në varsi të ambinetit, individit apo gjëndjes emocionale.

Duhet vazhdimisht ti besojn Dizajnit të brandeve, të investojm për to, sepse është personaliteti juaj, është e ardhmja juaj.

Imazh Studio