E ardhmja e Gabigol, marrëveshja drejt mbylljes

Braziliani Gabriel Barbosa po dhuron paraqitje të shkëlqyera tek Flamengo, ku u huazua nga skuadra e Interit dhe ky huazim pritet të përfundojë në fund të këtij viti.

Sipas “ Uol Esporte”, sulmuesi dëshiron që karriera e tij të vazhdojë te ekipi brazilian.

Thuhet se Flamengo është pranë marrëveshjes me zikaltërit për ta marrë kartonin e futbollistit për 16 mln €, me italianët që do të kenë edhe 20% të kartonit të futbollistit në rast se skuadra e Flamengos vendos ta shesë në të ardhmen. Marrëveshja është shumë afër mbylljes, zyrtarizimi pritet të vijë para merkatos së Janarit.