Në 11 shkurt të vitit 2012, ndërroi jetë diva e muzikës botërore, Whitney Houston. Këngëtarja u gjet e vdekur në vaskë pas mbidozës së kokainës.
Këto kanë qenë raportimet atëherë por mesa duket, nuk qëndrojnë shumë pasi mendohet se këngëtarja mund të jetë vrarë nga i dashuri i saj, Nick Gordon. Pikërisht për këtë arsye, hetimi mbi vdekjen e Whitney Houston është rihapur dhe trupi i këngëtares do të zhvarroset, 9 vite pasi ka ndërruat jetë.
Përmes zhvarrosjes, do të kryhen të gjitha procedurat për të zbardhur shkakun e vërtetë të ndarjes së saj nga jeta.
“Nick Gordon kishte një motiv dhe mundësi për ta vrarë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për t’u hetuar”- mësohet të kenë thënë hetuesit, sipas mediave amerikane.
Një burim për revistën “Globe” ka thënë se Nick ishte i pranishëm në momentin kur Whitney u gjet në vaskë.