Dyshohej se kishte vdekur-Gjendet i gjallë nën rrënoja djali i pronarit të hotel “Palmës”

Djali i pronarit të hotelit  “Palma”, Klajdi Qato, i cili u konsiderua i vdekur për disa orë me rradhë, është gjetur i gjallë nën rrënojat e hotelit në pronësi të babait të tij.

25 vjecari ishte zënë  nën rrënoja nga grumbulli  i betonit  së bashku me gjyshin dhe gjyshën.

E para që doli gjallë ishte gjyshja e Klajdit. Pak orë më vonë u nxorr edhe gjyshi i tij, i cili ndërroi jetë më vonë. /apel.media