Dy vite nga tërmeti tragjik, Veliaj: Biem dhe ngrihemi bashkë, forca jonë është bashkimi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përkujtuar tragjedinë e 26 nëntorit 2019, si pasojë e tërmetit ku humbën jetën 51 persona. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thotë se dy vite më pas, shqiptarët janë më të fortë, pasi gjetën forcën që të punojnë dhe të ngrihen të gjithë bashkë.

“Biem dhe ngrihemi bashkë! Dy vjet nga tërmeti fatkeq, sot jemi më të FORTË, sepse punuam dhe u ringritëm të gjithë BASHKË, ashtu siç na ka hije ne, shqiptarëve! FORCA jonë është BASHKIMI”, shkruan Veliaj.