Dy vite bashkë dhe nisën problemet, ky mund të jetë fundi i lidhjes së Dua Lipës dhe Anwar Hadid

Të jesh personazh publik, ndonjëherë do të thotë të ‘sakrifikosh’ jetën private në çdo kuptim.

Jo vetëm që nuk ke më privatësi, por angazhimet e shumta të bëjnë mbase edhe të mos kesh një jetë private siç do ta doje.

Kështu po ndodh edhe me këngëtaren shumë të dashur shqiptare, Dua Lipën.

Prej dy vitesh ajo po shijon romancën me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in dhe thuajse kudo i kemi parë bashkë. Mirëpo, Anwar s’mund të jetë gjithmonë pas Duas, për shkak të angazhimeve të saj me muzikën.

Prej gjashtë javësh, ata nuk janë parë me njëri-tjetrin si pasojë e punës së këngëtares, e cila tashmë po xhiron albumin e saj në Londër dhe Los Angeles, ndërsa Anwar është në New York.

“Daily Mail” shkruan se një muaj më parë, ata menduan t’i jepnin një pushim marrëdhënies dhe tashmë lidhja e tyre është vërtetë në rrezik.

Ky mund të jetë fundi i romancës dy-vjeçare të Duas dhe Anwar-it, që ende s’kanë bërë asnjë reagim publik.

Teksa Dua vazhdon postimet me miqtë në rrjete sociale dhe tregon përditshmërinë e saj mes punës, të njëjtën gjë bën edhe Anwar.

Të gjithë janë sy e veshë për të mësuar si do të shkojë marrëdhënia që nisi në qershor të vitit 2019.