Dy viktimat e Kavajës njohje të vjetra/ E shkuara kriminale që i çoi deri në vrasjen e njëri-tjetrit

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal, në qytetin e Kavajës. Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë përplasur me njëri-tjetrin fillimisht verbalish...
Dy viktimat e Kavajës njohje të vjetra/ E shkuara kriminale që i çoi deri në vrasjen e njëri-tjetrit
Foto: Dy viktimat e Kavajës njohje të vjetra/ E shkuara kriminale që i çoi deri në vrasjen e njëri-tjetrit

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal, në qytetin e Kavajës.

Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë përplasur me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht dhe më pas, njëri ka nxjerrë thikën e tjetri armën e zjarrit.

Shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike.

Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën. Të dy janë gjetur në lokal me shenja jete dhe janë dërguar në spital, njëri në Kavajë, tjetri në Durrës, por asnjë nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Të dy viktimat janë emra të njohur për policinë, pasi kanë një të shkuar kriminale. Nga ana tjetër, sipas policisë rezulton se Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha. Po ashtu dhe Edmond Gosa në dokumente rezulton me ermin Armand Gosa.