Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se dy të plagosur nga tërmeti po mendohet që të dërgohen në Itali për trajtim më të specializuar.
“8 raste paraqesin gjendje më të rënduar dhe po mbahen në terapi intensive. Për dy raste që paraqiten më të komplikuar, jemi duke vlerësuar mundësine për trajtim më të specializuar në Itali.
Në tërësi, përgjatë të ditës dje, dhe orëve të para sot, kanë marrë trajtim shëndetësorë 658 të lënduar, tyë cilët një pjesë kanë lënë spitali. Janë vetëm 62 të shtruar në Spitali i Traumës dhe a ii Durrësit.
Janë më shumë se 1700 thirrje përgjatë 24 orëve qeë janë në janë regjistruar në qendrën e kordinimit.
Dy të plagusurit mund të dërgohen jashtë. Një prej rasteve është një djalë me traumë të kokës dhe gjymtyrëve dhe një vajzë e cila ka patur dy ndërhyrje kirurgjikale, dhe në bashkëpunim me partnerët po mendohet të çohet jashtë.”/apel.media