Dy të plagosur në aksin Elbasan-Librazhd: Kamionçina përplaset me motorin

Një tjetër aksident është shënuar në orët e pasdites këtë herë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Mengel, ku një kamionçinë është përplasur me një motor.

Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për dy të plagosur

Policia është ndërkohë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /apel.media