Dy mundësit nga Çeçenia, të cilët do të garojnë për Shqipërinë në eventet ndërkombëtare

Islam Dudaev dhe Abakarov Zemilkhan janë dy mundësit nga Çeçenia, të cilët do të garojnë për Shqipërinë.

Sportistët kanë bërë të gjitha proçedurat dhe tashmë janë në pritje të pasaportës shqiptare, që do t’u hapë rrugën për të përfaqësuar flamurin tonë në aktivitetet ndërkombëtare.

Ndërkohë, Sahit Prizreni, president i Federatës Shqiptare të Mundjes, në një intervistë për “Panorama Sport” ka rrëfyer afrimin e këtyre sportistëve.

Prizreni thotë se çeçenët do të rrisin cilësinë dhe konkurrencën në mundjen shqiptare, ndërsa me ta do të synohet zona e medaljeve në Lojërat Olimpike “Paris 2024”./ Apel.Media