Dy makina përplasen në aksin Fier-Vlorë

Disa minuta më parë në aksin Fier-Vlorë ka ndodhur një aksident, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, si pasojë njëra prej tyre është bërë shoshë në pjesën e përparme.

Raportohet se ka persona të plagosur, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ambulanca ndodhet në vendngjarje dhe po jep ndihmë për të plagosurit.