Dy fjalë për 8 Janarin!

Evi Kokalari – aktiviste politike

(Ky është një opinion personal, dhe jo deklaratë e komisionit)

Duke lënë mënjanë ilaritetin që na ka zaptuar këto ditë nga blindimet paranojake të Lul Bashes, vlen të kujtojmë se 8 Janari është thjeshtë data kur demokratet, dhe jo vetëm, por të gjithë ata patriot që kanë nevojë për një opozitë në Shqipëri, do shkojnë të nxjerrin Lulzim Bashën dhe ish-kryesinë nga zyrat, në mënyrë që Komisioni i Rithemelimit të kthehet dhe të filloj punën për zgjedhjet e reja dhe hapjen e partise për të gjithë konservatorët shqiptar.

Fakti që Lulzim Basha nuk doli dje nga zyra, nuk do të thotë që ai vazhdon të jetë Kryetar, por tregon që ai ka humbur çdo kontakt me realitetin.

Kryetar të bëjnë ata që të votojnë, dhe të ç’bëjnë po ata.

Luli u ç’bë më 11 Dhjetor.

Komisioni i Rethemelimit, për t’u treguar civil deri në fund, i dha Lulit plot tre javë kohë që të paketoj dhe të dalë vetë nga zyrat. Madje, morrën parasysh dhe festat e fundvitit. Lulzim Basha me arrogancë të plotë e tejkaloi mikëpritjen e tij, si rrjedhoj dalim tek 8 Janari.

Sërish, mos harroni, betejën e fituam në 11 Dhjetor!!
8 Janari është thjeshtë fakti që Demokratët i ka gjetur halli me këtë sharlatan që ju ka zënë derën. KAQ!

I bëj thirrje President Ilir Metës, Kryeministrit Edi Rama dhe çdo institucion interferues, që ose ti bëjnë thirrje sot Lulit të dalë e të lërë dyert hapur, ose mos ndërhyjnë në 8 Janar.

Ju kemi dal borxhit të gjithëve!!