Dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri, kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me koronavirus, vetëm dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri. Postimi: Të dashur qytetarë, sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozi...
Dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri, kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID
Foto: Dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri, kryebashkiaku i Prishtinës infektohet me COVID

Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama është infektuar me koronavirus, vetëm dy ditë pas vizitës zyrtare në Shqipëri.

Postimi:

Të dashur qytetarë, sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme.

Dy ditë më parë, Përparim Rama ishte në një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku u takua dhe me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Veliaj i dhuroi kryebashkiakut të Prishtinës Çelësin e Tiranës teksa sëbashku vizituan dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” për premierën “Unë, Mephisto”