Duma nga PD/ “200 milionë euro do shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve, kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre”

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka dal pak minuta me parë në një deklaratë për mediat ku ka shprehur qendrimi e Partisë mbi të ashtuquajturen krizë energjetike.

Ajo tha se nuk është ceshtje e krizës energjitike por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
Deputetja Duma i është kundërpërgjur kryeministrit Edi Rama mbi planin e prezantuar duke thënë se plani i vërtetë është të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para një grusht njerëzish.

Sipas Dumës 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe që shqyen për orekset e tyre këtë verë.