Duke nisur nga 15 tetori pasaporta e vaksinimit bëhet me detyrim në Itali

Më 15 tetor në Itali do të jetë e detyrueshme pasaporta shëndetësore në sistemin e punës si në sektorin publik dhe në atë privat. Janë rreth 4 -5 milionë të punësuar ende pa u vaksinuar e ka një grup ...
Duke nisur nga 15 tetori pasaporta e vaksinimit bëhet me detyrim në Itali
Foto: Duke nisur nga 15 tetori pasaporta e vaksinimit bëhet me detyrim në Itali

Më 15 tetor në Itali do të jetë e detyrueshme pasaporta shëndetësore në sistemin e punës si në sektorin publik dhe në atë privat.

Janë rreth 4 -5 milionë të punësuar ende pa u vaksinuar e ka një grup punonjësish mes të cilëve dhe shqiptarë që janë vaksinuar me vaksina që nuk njihen nga Autoriteti Europian i barnave.

Për ta e vetmja zgjidhje mbetet tamponi i shpejtë 48 orësh o molekularë në 72 orë, që rëndon me një kosto ekonomike.

Shoqata e asistentëve e kujdestarëve të familjes ka apeluar Ministrinë Italiane të Shëndetësisë se aplikimi i normës së detyruar për Green Pass të punonjësve do të sjell probleme të mëdha në sektorin e tyre, pasi shumica që punojnë në këtë profesion vijnë nga Europa Lindore e janë vaksinuar me vaksina që nuk njihen nga EMA.

Ata kërkojnë një plan të jashtëzakonshme ndihme pasi mungesa e tyre në vendin e punës do të vë në vështirësi mjaft familje italiane që kanë nevojë për kujdesin ndaj personave të moshuar, asistencë personale e ndihmë shtëpiake.