Duke filluar nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Kosovë, kufizimi i lëvizjes, shtyrja e vitit shkollor dhe shkurtimi i orarit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit...
Duke filluar nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Kosovë, kufizimi i lëvizjes, shtyrja e vitit shkollor dhe shkurtimi i orarit
Foto: Duke filluar nga nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID në Kosovë, kufizimi i lëvizjes, shtyrja e vitit shkollor dhe shkurtimi i orarit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, kur do të rivlerësohet situata.

Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë me staf esencial deri më 13 shtator.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.

“Tani kur situata u përkeqësua jemi të detyruar të marrim masa kufizuese që kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të rritjes së trendit të infektimit. Jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e fitit të ri shkollor”, tha kryeministri Kurti.

Poashtu, kryeministri tha se janë të detyruar që të zvogëlojnë qarkullimin e njerëzve.

“Duhet ta zvogëlojmë edhe qarkullimin e njerëzve, jemi të bindur që masat që po marrim sot janë të mira në raport me qëllimin”, tha në mes tjerash Kurti.

Ai foli edhe për kohën kur Qeveria i kishte liruar masat.

“Kur situata epidemiologjike përmirësohej, i lironim masat, kur përkeqësohej ishim të detyruar t’i ashpërsonim ato. Nga parandalimi u kthyem në kundërsulm përmes vaksinimin. Edhe pse e nisëm të fundit vaksinimin të fundit në rajon, ishim në krye me administrim të vaksinave”, tha Kurti para kabinetit qeveritar.