Duka: “Krenar për këtë skuadër, krenar për këta djem”

“Ne sot treguam, ashtu si dhe më parë, që mund të bëjmë të lumtur me miliona shqiptarë kudo nëpër botë. Ne luftojmë për ëndrrat, ne besojmë çdo sekondë tek objektivat tanë, ne do t’i bëjmë ato realitet, sepse ne e jetojmë dhe e duam ktë sport.”:- u shpreh sot Armando Duka.

Sipas Dukes, të gjithë bashkë, me qetësi, me shumë besim, duhet të zbresim në fushën e lojës ndaj Polonisë të martën për të vazhduar rrugën drejt suksesit.

“Me përulje, me punë, me djersë, ashtu siç dimë të luftojmë vetëm ne. E marta na avantazhon, 22 mijë zemra kuqezi në stadium dhe 10 milonë shqiptar nga ekrani i televizorit do na nxisim më shumë për ta prekur dhe bërë realitet UTOPIKEN!”:- u shpreh Duka