“Duhet të sforcohemi për t’u afruar ku duhet”/ Shehi: Skuadra të mos fluturojë nga euforia

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa mposhti në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-0. Trajneri Orges Shehi pas ndeshjes, në prononcimin për Supersport, theksoi se ekipi ende nuk është në 100% dhe...
“Duhet të sforcohemi për t’u afruar ku duhet”/ Shehi: Skuadra të mos fluturojë nga euforia
Foto: “Duhet të sforcohemi për t’u afruar ku duhet”/ Shehi: Skuadra të mos fluturojë nga euforia

Tirana ka marrë fitoren e dytë radhazi, teksa mposhti në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-0. Trajneri Orges Shehi pas ndeshjes, në prononcimin për Supersport, theksoi se ekipi ende nuk është në 100% dhe vështirësia vjen edhe prej mungesave. Ndërkohë, Shehi shton se ekipi duhet të sforcohet për të arritur ata që janë më lart në klasifikim dhe të mos fluturojnë nga euforia.

“Të rëndësishme ishin pikët, por kur të mungojnë lojtarët manovra nuk është e qartë. Kundërshtari na vuri pak në presion, por në pjesën e dytë ndryshuam mënyrën se në pjesën e dytë është më e lehtë t’ia shpjegosh lojtarëve si të dalësh te goli. Më vjen mirë që erdhi në goditje standarte, por tre pikët janë të rëndësishme në këtë situatë ku jemi.

E rëndësishme është të dalim para portës, por kur sulmuesit shënojnë, janë më të qetë. Jam i sigurt se do të bëjnë mirë, po shkuam më shumë para portës kundërshtare, jam i sigurt që do të shënojnë edhe mesfushorët e mbrojtësit.

Kur të mungon kapiteni Batha që është një nga lojtarët tanë kryesorë sidomos në manovrën e sulmit, nuk është e lehtë. Kemi kërkuar ekuilibër, nuk duhet të humbim logjikën që të hidhemi para e lëmë hapësira, këtë kërkojmë që të mos rrezikojmë, se jemi të sigurt se edhe nëse jemi në pozicion të keq, rastet do të shfaqen.

Për një skuadër kampione pritshmëritë janë të mëdha dhe kur ke lojtarë, por e rëndësishme është të jemi 100%, nuk jemi ende që të kemi skuadër të plotë. Mendoj se skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë për të marrë ndeshjet një nga një. E dimë që kundërshtarët janë para me pikë, duhet të sforcohemi për t’u afruar ku duhet. Mendoj se skuadra duhet të jetë me këmbë në tokë, jo të fluturojmë nga euforia se kemi fituar dy ndeshje”, u shpreh Shehi.