Dueli Partizani -Kukësi, shënohen dy gola

Në super duelin mes Partizanit dhe Kukësit njoftohet se sapo janë shënuar dy gola.

Fillimisht ishin të kuqtë që do të zhbllokonin situaten në minutën e 65-të, në Air Albania.

Tedi Cara shfrytëzoi më së miri një asist fantastik të ardhur nga krahu i majtë, duke e pasur të thjeshtë për ta shtyrë topin në kuadrat.

Kukësi reagoi mjaft mirë, duke gjetur barazimin pas 5 minutash.

Milunovic që hedh një kros perfekt në zonë, aty ku Feijao gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Alban Hoxhës.