Dubai së shpejti, qyteti më i lumtur në planet

A mund të matet lumturia? Mundet në Dubai, i cili ka ngritur “matës të lumturisë” dixhitale për të vlerësuar gjendjen shpirtërore të qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve, veçanërisht kur ba...

A mund të matet lumturia?

Mundet në Dubai, i cili ka ngritur “matës të lumturisë” dixhitale për të vlerësuar gjendjen shpirtërore të qytetarëve, banorëve dhe vizitorëve, veçanërisht kur bashkëveprojnë me shërbimet e qeverisë Dubai. Qeveria e Dubai po synon ta bëjë atë qytetin më të lumtur në botë. Në vitin 2016, qeveria e Emiratet e Bashkuara Arabe caktoi Ohood bint Khalfan Al Rhoumi si Ministren e saj të parë për Lumturinë, i ngarkuar me hartimin e një programi kombëtar të pozitivitetit. Sipas Ministrisë së Shtetit për Lumturinë, lumturia e punonjësve në Emiratet e Bashkuara Arabe, u rrit me 24% midis 2016-2018. Kështu Dubai bëhet qyteti i parë në botë që kërkon të masë lumturinë duke patur si objektiv shndërrimin e vendit në “parajsë”./ old.apel.media