“Druhesha se do më kërkoni të puthja portretin e Putin-it”, Navalny nga burgu: Më kanë listuar si terrorist

Alexei Navalny ka lajmëruar se statusi i tij në burg është ndryshuar dhe se tashmë ai është vendosur në listën e terroristëve. Opozitari rus i cili ndodhet pas hekurave ka bërë të ditur në llogaritë e...
“Druhesha se do më kërkoni të puthja portretin e Putin-it”, Navalny nga burgu: Më kanë listuar si terrorist
Foto: “Druhesha se do më kërkoni të puthja portretin e Putin-it”, Navalny nga burgu: Më kanë listuar si terrorist

Alexei Navalny ka lajmëruar se statusi i tij në burg është ndryshuar dhe se tashmë ai është vendosur në listën e terroristëve. Opozitari rus i cili ndodhet pas hekurave ka bërë të ditur në llogaritë e tij në mediat sociale se është thirrur para një komisioni që votoi unanimisht për ndryshimin.

Kritiku më i shquar vendas i Presidentit Putin është dënuar me dy vite e gjysmë burg për mashtrim. Sipas tij, akuzat janë të motivuara politikisht për ta ndaluar në sfidën e tij ndaj Kremlinit. Autoritetet ruse kanë hapur një çështje të re penale kundër Navalny që mund ta lërë në burg për një dekadë tjetër.

As Kremlini dhe as autoritetet ruse të burgut nuk e kanë konfirmuar ndryshimin e statusit të Navalny.