Drejtuesja e Kadastrës, Bici: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra

Dallëndyshe Bici është drejtuesja më e re e Agjencisë së Kadastrës. Ditën e sotme është bërë prezantimi i saj nga kryeministri Rama, ku edhe Dallëndryshe Bici ka mbajtur fjalën e saj për mediat. Gjatë...
Drejtuesja e Kadastrës, Bici: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra
Foto: Drejtuesja e Kadastrës, Bici: Hapa të rinj për zgjidhjen e problematikave të vjetra

Dallëndyshe Bici është drejtuesja më e re e Agjencisë së Kadastrës.

Ditën e sotme është bërë prezantimi i saj nga kryeministri Rama, ku edhe Dallëndryshe Bici ka mbajtur fjalën e saj për mediat.

Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e re e Agjencisë së Kadastrës ka deklaruar se kjo detyrë është një sfidë për të teksa ka shtuar se shpreson të bëjë më të mirën e mundshme në shërbim të qytetarëve.

Bici ka deklaruar po ashtu se me mbështjetjen e qeverisë, shpreson të bëhen hapa të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra ku ka theksuar dixhitalizimin.blob:https://old.apel.media/9b74e773-c295-4bca-b725-2a2803701831

Dallëndyshe Bici: Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat. Faleminderit!