Drejtoria e Policisë Tiranë merr masa të rrepta, mbulohet hyrja e godinës në pritje të ish-kryetarit të bashkisë Durrës

Ndërkohë që po vijon operacioni për zbatimin e urdhër-arrestit ndaj ish kreut të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, në Drejtorinë e Policisë janë marrë masa në pritje të mbërritjes së Dakos.

Hyrja e Drejtorisë është e mbuluar me një tendë të bardhë, e cila me shumë mundësi nuk do të lejojë filmimin e momentit kur zoti Dako do të mbërrijë në këto ambiente.