Policia e Kamzës, ka arrestuar një person, pasi ky i fundit ishte shpalluar në kërkim një vit më parë për plagosjen e një shtetasi tjetër.
Sipas raportimit të policisë, personi në fjalë, më datë 17 Tetor, të vitit 2018 ka goditur me mjete të forta një person, në Babrru, duke i shkaktuar këtij të fundit edhe dëme të rënda në trup.
Ndërsa 24 vjeçari me inicialet R. M, tashmë do të gjykohet për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”. Materialet në lidhje me këtë dosje i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës./apel.media