“Drejtësia po bën punën e vet”, Ministri -Tabakut: Më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabakut. Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka ...
“Drejtësia po bën punën e vet”, Ministri -Tabakut: Më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? 
Foto: “Drejtësia po bën punën e vet”, Ministri -Tabakut: Më thuaj kush nga PS e ka intimiduar? 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabakut. Manja tha se drejtësia po bën detyrën e vet, ndërsa i kërkoi asaj t’i tregojë se kush nga Partia Socialiste ka intimiduar SPAK. Manja tha se në drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës, ndërsa sot pas prangave janë ish-ministra.

“Drejtësia deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që drejtësia të jetë e pavarura dhe larg politikës. S’ke pse e bën më këtë pyetje në sallë. Parlamenti ka mekanizmat e veta të kontrollit parlamentar. Pyetje të tilla se pse e bëmë reformën në drejtësi. E dyta, ku është drejtësia sot? Drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste ku është ndërhyrë hapur për çështje konkrete është mirë tua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndërsa raporti unë me drejtën ka qenë konsegeuent. Sot ke ministra, ish kolegë tanë që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që e ka inkurajuar këtë drejtësi të hetojë për këdo. Dil këtu thuaj kush është personi dhe çështja konkretë që individë brenda kësaj maxhorancë na kanë intimiduar drejtësinë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën. Hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta”, tha Manja.