Drejtësia për të miturit, Skëndaj: Të forcojmë mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin


1600 të mitur kanë kryer vepra penale në vendin tonë gjatë vitit 2021. Që prej vitit 2018 ka hyrë në fuqi ligji për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës, që parashikon ndjekjen e të miturve të kësaj kategorie që janë në gjendje të lirë nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.

Gjatë një takimi të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për drejtësinë për të mitur, Drejtuesja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Alma Tandili u ndal në nevojën e rritjes së kapaciteteve.

Drejtoresha ekzekutive e KSHH, Erida Skëndaj tha se tashmë janë ngritur mekanizmat për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, ndërsa nevojitet rritja e bashkëpunimit mes institucioneve, por edhe shoqërisë civile.

Në këtë takim u nënvizua nevoja për ndjekjen e rasteve deri në rehabilitimin e tyre, duke përfshirë ngritjen e qendrave për aktivitete jashtëshkollore.