Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: As Rama dhe as Kurti nuk kanë të drejtë për këto propozime

BELGRADE, SERBIA – OCTOBER 10, 2021: Serbia's President Aleksandar Vucic gives a joint news conference with Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov following their talks. Russian Foreign Ministry/TASS Ñåðáèÿ. Áåëãðàä. Ïðåçèäåíò Ñåðáèè Àëåêñàíäð Âó÷è÷ âî âðåìÿ ñîâìåñòíîé ïðåññ-êîíôåðåíöèè ïî èòîãàì âñòðå÷è ñ ìèíèñòðîì èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãååì Ëàâðîâûì. Ïðåññ-ñëóæáà ÌÈÄ ÐÔ/ÒÀÑÑ

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se as kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe as ai i Kosovës, Albin Kurti nuk kanë të drejtë të bëjnë një propozim për statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Gjatë një interviste për Reuters, ai ripërsëriti se të drejtën e propozimit të këtij statuti e ka vetëm ekipit menaxhues, për të cilin është rënë dakord më herët, i përbërë nga serbët.

“Kur dëgjoni që Kurti ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, se Rama ka propozimin e tij për Asociacionin e Komunave Serbe, që disa OJQ kanë propozimin e tyre për Asociacionin e komunave serbe, asnjëri prej tyre nuk ka të drejtë të ketë propozime. Ai propozim duhet të bëhet nga serbët dhe ekipi menaxhues i përbërë nga serbët”, tha Vuçiç.