Dosja Basha 675 mijë dollarë, Investigimi i “Bild” për lobimin rus të PD- Reagon Taulant Balla 

Pas zbardhjes së lobimit rus të Lulzim Bashës nga gazeta gjermane “Bild”, ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. Balla, i cili disa muaj më parë e sulmonte këtë gazetë për publikimin e audio-përgjimeve të vjedhjes dhe blerjes së votave nga mazhoranca, sot thotë se “Bild”-i gjerman ka zbardhur dosjen kriminale “Basha – 675mijë dollarë”.

Sipas numrit 2 të PS-së, Partia Demokratike e Shqipërisë, është sot nën një akuzë tepër të rëndë të provuar botërisht.

Socialisti kujton faktin se publikimi i këtij artikulli, vjen një ditë pasi prestigjozja britanike “The Times” publikoi një investigim po për financimin e fshehtë në llogari të Bashës. Balla thotë se Lulzim Basha “përmes një financimi rus, tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë dhe të dëntonte më çdo mjet imazhin e Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve oër anëtarësim mes BE dhe Shqipërisë”