Erling Haaland ka zgjedhur ta vazhdojë në Gjermani karrierën e tij në radhët e skuadrës së Borussia Dortmund.
19-vjeçari norvegjez ishte një nga synimet kryesore që kishte Juventus për këtë merkato, por që dështoi. Haaland u dukte shumë pranë “Zonjës së Vjetër” por mesa duket në momentin e fundit ndryshoi mendje.
Sipas Calcio Mercato, Juventus duket sikur është në ndjekje të një tjetër talenti që ka Dortmund, ai është Jordan Sancho. Sulmuesi i ri kushton 100 mln €, shifër që një klub si Juventus do ta paguante duke parë aftësitë e lojtarit i cili ndiqet edhe nga Manchester United, ashtu si Haaland. /apel.media