Dokumenti-Zbardhet  relacioni për shkarkimin e Arben Malajt

Në faqen zyrtare të Kuvendit, është publikuar arsyetimi i Këshillit të Ministrave në lidhje me kërkesën për pezullimin e Arben Malajt nga detyra, që ky i fundit ushtronte pranë Bankës së Shqipërisë.

Në relacion thuhet se Shërbimi i Monitorimit i ka përcjellë Kuvendit shqetësimin që lidhet me e daljet publike të anëtarit të Këshillit, të cilat kanë  pasur edhe karakter politik, apo qëndrime personale.

“Personi i propozuar për shkarkim gjatë ushtrimit të detyrës ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cenuar thellë interesat e Bankës së Shqipërisë” thuhet në relacion.

Këshilli i Ministrave i ka kërkuar  Këshillit Mbikëqyrës që të shqyrtojë edhe zbatimin e Kodit të Etikës nga anëtarët, si  dhe të dalë në një përfundim sa i takon Malajt.

Kanë kaluar dy muaj dhe ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana Këshillit Mbikëqyrës.  Ndërsa në dokumentin e dorëzuar pranë Kuvendit ndër të tjera thuhet:

“Ky është refuzim i hapur i respektimit dhe zbatimit të ligjit mbi të cilin anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të udhëhiqen është tentativë për pengimin e Kuvendit për të zbatuar ligjin në një rast evident të shkeljes së tij. Në mungesë të një përgjigjeje nga Banka e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave shprehet se do të ndjekë të gjitha hapat e duhura, konkretisht duke  i propozuar Kuvendit shkarkimin nga detyra të Arben Malajt”./apel.media

 Relacioni i plotë