Dokumenti-Fondacioni i Elvis Naçit ble spitalin Continental për 350 mijë euro

Sipas një dokumenti të bërë publik nga një media online, Elvis Naçi, drejtusi i fondacionit Firdeus ka blerë spitalin Continental. Ky transaksion mësohet se ka vlerën e 350 mijë eurove.

Siç mund të shohim, tashmë ky spital është në pronësi të Fondacionit Firdeus, ndërsa toka ku është ndërtuar godina është në pronësi të Kryegjyshatës Botërore të Bektashijve.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj blerje, qëllimi apo motivi që e kanë shtyrë Naçin që të ndërrmarrë këtë sipërmarrje.

Duke qenë se ai është i njohur për bamirësitë e tij, pyetja që shtrohet në këtë rast ka të bëjë me mënyrën se si do të veprohet me pagesat në këtë spital. A do të ofrojë spitali shërbim pa pagesë për personat në nevojë, apo do të ndihmojë duke reduktuar kostot e shërbimeve?/apel.media