“Doja të largohesha nga Shqipëria, ja ç’më tha një prift dikur”, rrëfehet pa dorashka Bes Kallaku

Bes Kallaku dhe Jona Spahiu do të jenë edhe këtë sezon në drejtim të emisionit të humorit “Kosherja”, i cili do të nisë këtë të dielë në ekranin e “Abc News”.

Dyshja kanë qenë së fundmi të ftuar në “ABC e Pasdites”, ku kanë ndarë surprizat e reja që do të shfaqen për shikuesit.

Po ashtu, aktori i humorit pohoi se do të vazhdojë të luajë personazhin e Gjinit, pasi edhe pse vitet kalojnë ai mbetet aktual.

“Sa te këtë PD, Kosherja do ketë Gjinin”, tha ai me plot humor

Po ashtu në lidhje me pyetjen se a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje që të largohen nga Shqipëria, të dy kanë thënë pa ngurruar se ‘po’.

“Është shumë trishtim se si dikush që ka një karrierë shumë të mirë e mendon largimin nga ky vend. Më ka thënë një prift një ditë: ‘Këtë vend e ka bekuar zoti, po se do robi”, përfundoi Besi.

Më herët, në një intervistë për revistën “Living”, Jona ka folur gjatë për këtë eksperiencë dhe jetën e saj si nënë e grua.

Ajo ka treguar se me Bes Kallakun, që e pati partner në prezantim, nuk kishte miqësi më parë.

“Njiheshim, por në kufijtë e formales, aq sa mezi përshëndeteshim në ambientet e televizionit ku punonim të dy, duke ditur se sa VIP ishte Bes Kallaku (qesh). Përtej shakave, me Besin kemi një kimi që perceptohet lehtësisht edhe nga televizori”