Do të japë “verdiktin final” për Lulzim Bashën, ja kush është Lazer Sallaku

Lazer Sallaku, nuk është emër i panjohur për publikun.

Sallaku disa kohë më parë vendosi rihapjen e dosjes “CEZ”, hetime që u mbyllën kur kryeprokuror ishte Adriatik Llalla.

Sallaku është gjithashtu pjesë e trupës gjykuese në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, pas ekstradimit të këtij të fundit nga Turqia.

Sallaku ka qenë edhe kryesuesi i trupës në gjyqin për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë./apel.media