“Do të dal dhe do të të vras”, gazetarja zbulon bisedën e Elton Metajt me Sabrina Bengajn dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë

Gazetarja Anila Hoxha e ka quajtur një vrasje të paralajmëruar atë të Sabrina Bengajt nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj.

Duke folur mbrëmjen e sotme në Open, Hoxha zbuloi telefonatën e vrasësit Elton Metaj me ish gruan e tij vetëm 2 javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë.

Autori i kishte thënë viktimës se do të të vras sapo të dal nga burgu. Në fakt këtë gjë pikërisht bëri Elton Metaj pak jkohë pasi doli nga burgu me ndihmën e drejtësisë shqiptare e cila nuk funksionoi.

“Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Elton Metaj, dy javë para se të dilte nga burgu i Zaharisë e ka telefonuar Sabrina Bengajn dhe i ka thënë ‘Unë do të dal nga burgu dhe do të të vras’. Pas kësaj telefonate dhe një diskutimi me familjen e saj, Bengaj është drejtuar për në komisariatin e policisë dhe ka bërë kallëzimin. Autoritetet kanë qenë në dijeni të kësaj telefonate”, tha ajo.