"Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”/ Banorja e Bërxullës kërcënon se do t’i japë fund jetës me medikamente: Jam me 4 jetimë

Teksa janë izoluar në tarracën e banesës, familjarët e një shtëpie në Bërxullë kërcënojnë se do të vetëflijohen në rast se nuk iu jepet dëmshpërblim për banesën e tyre.
"Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”/ Banorja e Bërxullës kërcënon se do t’i japë fund jetës me medikamente: Jam me 4 jetimë

Familjarët e një shtëpie në Bërxullë kërcënojnë se do të vetëflijohen në rast se nuk iu jepet dëmshpërblim për banesën e tyre.

Ata kanë deklaruar se do të kryejnë edhe akte ekstreme, teksa kanë kërcënuar se do të digjen më benzinë dhe do të konsumojnë medikamente për t’i dhënë fund jetës.

 
“Jam me katër jetimë ku do të shkoj unë? Do ta bëj si ajo gruaja në Shkodër”, -thotë njëra prej tyre.