“Do ketë ndëshkime deri në nivele të larta..”/ Lorenc Vangjeli tregon “planet” e SPAK

Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në një studio televizive tha se SPAK nuk është element për të vendosur drejtësi, por është një sëpatë që do të ndëshkojë deri në nivele të larta. Sipas tij, ndikimi i ...
“Do ketë ndëshkime deri në nivele të larta..”/ Lorenc Vangjeli tregon “planet” e SPAK
Foto: “Do ketë ndëshkime deri në nivele të larta..”/ Lorenc Vangjeli tregon “planet” e SPAK

Gazetari Lorenc Vangjeli i ftuar në një studio televizive tha se SPAK nuk është element për të vendosur drejtësi, por është një sëpatë që do të ndëshkojë deri në nivele të larta.

Sipas tij, ndikimi i Ramës në SPAK është zero ose minimal.

“Keqkuptimi i madh është që e shihnim SPAK si element për të vendosur drejtësi, SPAK është një sëpatë që do ndëshkojë por nuk do bëjë drejtësi. Drejtësi nuk ka. Nuk u provua fajësia e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Çfarë do ndodhë nesër? Veç Dakos, që është një politikan më profil të lartë, pjesa tjetër janë periferikë. Është normale që sëpata e SPAK të godasë në këtë anë se kanë 10 vjet në qeverisje. Ka një moment shumë të rëndësishëm, janë instrumente të ndryshme. SPAK ka të tjera mjete nga drejtësia. Është shumë vështirë të ketë drejtësi, por do ketë ndëshkime”, tha Vangjeli.