“Do ju vras…”/ 66-vjeçari mbyll familjen në shtëpi dhe i kërcënon me jetë

“Do ju vras…”/ 66-vjeçari mbyll familjen në shtëpi dhe i kërcënon me jetë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte mbyllur në banesë, familjarët e tij (bashkëshorten me nipërit dhe mbesat), në rrugën “Pavarësia”, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale. 
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 66 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi R. S., mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30, në rrugën “Pavarësia”, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e ka mbyllur atë në banesë, së bashku me nipërit dhe mbesat, dhe i ka kanosur ata me mjet prerës sëpatë, që të mos lajmëronin Policinë.

Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”

Ndërkohë kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda 12 orëve. Pasi vetëm pak më parë u raportua se një 35-vjeçar i identifikuar si Jetnor Zhaboli, me profesion ekonomist mbante të mbyllur në shtëpi gruan nënën dhe vajzën e tij të mitur dhe i monitoronte me kamera.