Djali i Jozefina Topallit i propozon për martesë modeles Cindy Marina

Djali i Jozefina Topallit i propozon për martesë modeles Cindy Marina

Genar Topalli, djali i Jozefina Topallit, i ka propozuar për martesë partneres së tij, modeles Cindy Marina.

 
Propozimi ka ndodhur në udhëtimin e fundit të çiftit në Portofino.

Cindy ka postuar një video ku tregon momente nga propozimi që padyshim është një nga momentet më të bukura të jetës.

Kujtojmë se pas ndarjes me moderatoren Eva Murati, Genar Topalli dhe Cindy Marina krijuan një marrëdhënie e cila ka zgjatur disa vite dhe tashmë po kurorëzohet.