Në fshatin Sopëz të Divjakës ka rënë pre e vjedhjes, në orët të mëngjesit banesa e një shtetasi,67-vjeçar.
Sipas burimeve zyrtare, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e 67-vjeçarit N.P, mjetin tip “Benz”,si dhe një armë gjahu, të cilën 67-vjeçari e kishte me leje dhe dy telefona celularë.
Mësohet se tashmë, policia ka nisur hetimet, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Sopëz, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit N.P, 67 vjeç, ku i kanë marrë automjetin tip “Benz”, një armë gjahu teke të cilën e kishte me leje dhe dy telefona celularë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./ apel.media