Divjakë, makina përplas dy fëmijë të mitur, shoqërohet autori

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve të mitur  ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç,...
Divjakë, makina përplas dy fëmijë të mitur, shoqërohet autori
Foto: Divjakë, makina përplas dy fëmijë të mitur, shoqërohet autori

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve të mitur  ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, ku shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.