“Ditën që do mblidhemi për Srebrenicën, thërret protestë”/ Balla akuza Berishës: Bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se Sali Berisha është bashkëpunëtor i Millosheviçit dhe UDB-së. Nga Kuvendi, Balla u shpreh se pikërisht ditën kur është rënë dakord për të diskutuar për gjenocidin në Srebrenicë, Sali Berisha ka thirrur protestë.

“Sa i përket bashkëpunëtorit të Milloshevicit, edhe këtu rregullorja thotë që fjala merret vetëm njëherë. Zotëria që zgjohet vonë dhe vjen të rikujtojë bashkëpunimin me Milloshevicin në thyerjen e embargos dhe furnizimin e makinerisë së Milloshevicit me nafte, natyrshëm që kuvendi nuk mund të behet pis.

Kur ramë dakord për gjenocidin në Srebrenicën, kur ne të mblidhemi më 7 korrik për të kujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, zotëria ka thirrur protestë.

E kuptoni seriozitetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit dhe UDB për çështje që lidhen me interesin kombëtar”, tha Balla.