Ditëlindja e parë pa të atin/ Vajza e ish-Presidentit Nishani kujton babanë e ndjerë

Ditëlindja e parë pa prezencën e babait të saj, e ka bërë nostalgjike vajzën e ish-Presidentit Bujar Nishani. Fiona feston ditën e veçantë pa të atin, pasi ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shq...
Ditëlindja e parë pa të atin/ Vajza e ish-Presidentit Nishani kujton babanë e ndjerë
Foto: Ditëlindja e parë pa të atin/ Vajza e ish-Presidentit Nishani kujton babanë e ndjerë

Ditëlindja e parë pa prezencën e babait të saj, e ka bërë nostalgjike vajzën e ish-Presidentit Bujar Nishani.

Fiona feston ditën e veçantë pa të atin, pasi ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste ndërroi jetë në 28 maj, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike.

Lidhjen e fortë me babanë e ndjerë, Fiona e ka vënë gjithmonë në pah. Edhe sot në rrjetet sociale ajo ka postuar një foto si vogëlushe në krahët e babait, që e shoqëron me mbishkrimin: “Gjithmonë do e pres një urim nga ty”.