Dita Ndërkombëtare e Përqafimit

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit dhe lirisht përqafoni të gjithë ata që doni dhe zbukurojani kështu ditën.

Ky kontakt i ngrohtë njerëzor ka një faktor shumë pozitiv psikik dhe fizik.

Edhe pas një dite shumë të vështirë, përqafimi me siguri se do t’iu ndihmojë.

Ditën Ndërkombëtare të Përqafimit e shpalli më 1986 Kevin Zaborney, të cilin sot e quajnë edhe si “ambasador i përqafimit”.

Është provuar se përqafimet ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Pra, mos hezitoni dhe përqafoni të dashurit tuaj çdo ditë.