“Dita e Kombeve të Bashkuara”, Xhacka: 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar 76-vjetorin e krijimit të OKB-së.

Sipas saj, 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare kur hyri në fuqi Karta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ministrja thekson se pas kaq vitesh, ne jemi më të përkushtuar se kurrë në një sistem të bazuar në rregulla, si mënyra më e mirë për të garantuar paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin.

Postimi:

“Gëzuar Ditën e OKB-së!  76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare kur hyri në fuqi Karta e #OKB-së.  76 vjet më pas ne jemi më të përkushtuar se kurrë në një sistem të bazuar në rregulla, si mënyra më e mirë për të garantuar paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin. Le të jetë kjo një ditë feste për atë çfarë është arritur dhe angazhim për të konsoliduar këtë organizatë që na jep të gjithëve një zë. Dita e Kombeve të Bashkuara #OKB76”.